Policia në SHBA identifikon personin që shpërtheu bombën në Nashville

schedule09:26 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 09:26 - 28 Dhjetor, 2020

Autoritetet amerikane kanë identifikuar personin që mendohet të jetë përgjegjës për shpërthimin që ndodhi në qytetin e Nashville, ditën e Krishtlindjeve. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Anthony Quinn Warner.

Hetuesit dolën në përfundimin se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Ata konstatuan se ADN-ja e mbetjeve njerëzore, të gjetura në vendin e shpërthimit, i përkiste Warnerit.

Lexo edhe: Gjenden inde në vendin e shpërthimit: Rritet misteri në SHBA, një zë paralajmëroi pastaj plasi

Po ashtu, deri më tani dihet se ai ka vepruar i vetëm, por motivi nuk dihet ende. I pyetur nga gazetarët nëse shpërthimi mund të konsiderohet si terrorizëm i brendshëm, agjenti i posaçëm i FBI-së, Douglas Korneski, tha: “Nuk mund të komentoj në këtë pikë”.

Si pasojë e sulmit të 25 dhjetorit mbetën të plagosur tre persona ndërsa një numër ndërtesash historike u shkatërruan. s.b/abcnews.al/