Policia ka zbarkuar në kompleksin e pallatave të ndërtuara nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, në truallin kur dikur ishte kompleksi “Partizani”.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se në kompleks kanë shkuar Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Krimit Ekonomik, për të bërë ekzekutimin e vendimit të dhënë nmga Gjykata e Posaçme për sekuestro.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Krimit Ekonomik kanë ardhur në komplekin “Magnet”, në pronësi të Jamarbër Malltezit, për të ekzekutuar vendimin e dhënë nga gjykata për sekuestrimin e këtij kompleksi. Janë një grup të oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ata po drejtohen në zyrat kryesore të kompleksit ku do të kryejnë edhe procedurat, por edhe njoftimin sa i përket vendimit të gjykatës. Në momentet që do të kryhen të gjitha procedurat në këtë kompleks, Jamarbër Malltezit nuk do t’i lejohen që të kryejë veprime të tjera, sa i përket ndryshimit të pronësisë apo shitjes së kompleksit.
Do të sekuestrohen edhe certifikatat e pronësisë sa i përket ish kompleksit “Partizani”. Bëhet fjalë për 25 prona në total për të cilat gjykata ka vendosur sekuestro preventive. Për pasuri të tjera, bëhet fjalë për 6 llogari bankare të Jamarnër Malltezit. Banorët nuk do të preken nga kjo sekuestro preventive, vetëm ekzekutimi i gykatës për sekuestro të kompleksit në emër të Jamarbër Malltezit”, raportoi gazetari Leka.
Ditën e djeshme, gjykata vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezi, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha është thirrur këtë të martë në orën 14:00.
Akuzat e ngritura:
Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi./abcnews.al