Policia në kërkim të 18-vjeçarit, si i gjetën kanabisin në motor

schedule09:03 - 8 Nëntor, 2019

schedule 09:03 - 8 Nëntor, 2019

Policia ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar në Përmet. Mësohet se janë referuaar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Spiro Çelnik Sakollari, i datëlindjes 20.10.2001, banues në fshatin Fratar, Përmet.

Shpallja në kërkim e tij është bërë pasi ditën e djeshme në orën 20:20, në vendin e quajtur aksi rrugor Zyrat e Kuqarit – Seniçan, Përmet, afër një motoçiklete të markës “Honda”, pa targa që ishte parkuar në anë të rrugës, që përdorej nga ky shtetas, në një qese plasmasi u gjetën 3.4 kg boçe bimore në gjendje të thatë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.

Në cilësin e provës materiale u bë sekuestimi i lëndës narkotike dhe i motoçikletes. Po punohet për kapjen e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!