Policia ndaloi makinën dhe i hapi qeset: Arrestohet 65-vjeçari në Gjirokastër

schedule14:58 - 11 Nëntor, 2021

schedule 14:58 - 11 Nëntor, 2021

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 65-vjeçar pasi dyshohet se ka futur në Shqipëri një sasi medikamentesh kontrabandë.

Gjatë kontrollit në makinën e tij, policia ka parë fillimisht tre qese, të cilat i kanë tërhequr vëmendjen efektivëve duke bërë që të shikonin çfarë kishte brenda tyre.

Pas verifikimit fizik, u konstatua se 65-vjeçari nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm që shoqëronte ilaçet duke bërë arestimin në vend të tij.

Vlera e ilaçeve kontrabandë sipas policisë është rreth 500 euro.

Njoftimi i plotë

Dvp Gjirokastër

Specialistët e Seksioni të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Y. H., 65 vjeç, banues në Goranxi, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër,  në afërsi të fshatit Sofratik, nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, janë gjetur tre qese plastike me medikamente mjekësore.

Shtetasi i mësipërm u procedua pasi dyshohet se këto medikamente mjekësore i ka futur kontrabandë në Republikën e Shqipërisë nga Dega Doganore Kakavije, vlera totale e të cilave shkon rreth 500 euro.

Materialet në ngarkim të shtetasit Y. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al