Policia mësyn zyrat e kompanisë, ka të arrestuar

schedule12:02 - 3 Shkurt, 2022

schedule 12:02 - 3 Shkurt, 2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit me Policinë e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”, shkruan Gazeta Express.

Kjo për t’i larguar ata nga objekti ku operojnë.

Gjatë operacionit, nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin, duke bërë që të ketë përplasje mes policisë dhe zyrtarëve të ndërmarrjes.

Policia ka kërkuar që zyrat të lirohen, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga zyrtarët e ndërmarrjes.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.

Në këtë aksion ka edhe të arrestuar. /GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!