Policia e Shteti ka finalizuar 17 operacione në një javë duke arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 27 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Shadow”, “Driver”, “Autostop”, “Streha”, “Threat”, “Free Road 2”, “Location”, “Zaranika”, “Kubikët”, “Otima”, “Rrjeta”, “Grabiani”, “Stafeta”, “Post Office”, “Perimetri 187”, “Restart 11” dhe “Restart 11” (vijim).
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Zaranika”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e vrasjes së shtetases J. E., të ndodhur më 30.07.2022, në Elbasan;
Sekuestrohen nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit “Restart 11”, 101 kg kanabis të fshehura në shufra plastike, në rimorkion e një kamioni, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë, vihen në pranga 3 shtetas.
Finalizohet nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Shadow”- Përdorte rrjetet sociale për thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, vihet në pranga;
Strukturat e DVP Tiranë finalizojnë “Driver”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje- Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak; vihet në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjetën arma dhe municioni luftarak, procedohen penalisht 2 pasagjerët;
Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
“Rrjeta”/Tropojë- Qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet, vihen në pranga 3 shtetas;
“Kubikët”/Krujë-Kultivoi në tokën në pronësi të tij, 300 bimë kanabisi në kubikë, vihet në pranga;
“Autostop”/Tiranë-Sekuestrohen 3.4 kg kanabis; vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë;
“Grabiani”/ Divjakë- Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas;
“Otima”/Vlorë- I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe një armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari, i cili u kap duke kultivuar sërish bimë narkotike.
•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar rreth 113 kg lëndë narkotike kanabis, sasi heroine dhe kokaine, mijëra bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë e ndryshme kriminale, mallra të kontrabanduar dhe 1 automjet.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 8 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 2 armë gjahu, 2 krehëra pistolete, 3 thika dhe 1 dorezë hekuri.
•Janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 47 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 21 raste.
•Janë evidentuar dhe goditur 7 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.
Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 458 leje drejtimi, nga të cilat: 369 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 57 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 32 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast për drejtim të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.
•Janë vendosur 14.874 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Kufitare/Gjatë kësaj jave, shërbimet e Policisë Kufitare kanë zhvilluar operacione masive për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Durrës, me qëllim verifikimin për dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, Policia Kufitare ka qenë e angazhuar maksimalisht për krijimin e lehtësirave ligjore në hyrje, në pikat e kontrollit kufitar, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri për qëllime të ndryshme.
-Po gjatë kësaj jave, janë bllokuar 125 mjete lundurese “Jet ski”; 75 skafe të vogla dhe gomone, për verifikim të dokumentacionit dhe disa prej tyre për kryerje të manovrave të rrezikshme për pushuesit në plazhe, pranë perimetrit të sigurisë.
•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë goditur 8 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të mitëdhënies.
•Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 4 të tjerë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
•Gjithashtu, gjatë kësaj jave, nga shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, është ndërhyrë për të dhënë ndihmë për 12 raste kur turistët dhe vizitorët kanë kërkuar ndihmën e policisë, në zonat malore apo në ato bregdetare.
Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.
Kontrollet do të intensifikohen edhe gjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit dhe turistët.
Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatin tonë kryesor qytetarin, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
/Abcnews.al/