Policia malazeze kap 65 kg kanabis që ishte nisur nga Shqipëria, arrestohen dy të rinjtë

schedule10:59 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 10:59 - 3 Dhjetor, 2022

Policia malazeze ka sekuestruar rreth 65 kilogramë marijuanë në Tuz, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Në pranga lanë rënë 27-vjeçari A.D. dhe 23-vjeçari I.D. Droga është gjetur në dy automjete, një tip “Skoda” dhe një “Renault” të drejtuar respektivisht nga A.D. dhe ID. Të dy autmojetet ishin ne targa të Podgoricës.

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës të Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

A.D. dhe I.D. janë arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!