Policia u njoftua për një festë të “shfrenuar” në një lagje të qytetit britanik të Hull, e cila u mbajt gjatë fundjavës së Pashkës, por çuditërisht ata e lejuan vazhdimin e saj për sa kohë që të gjithë ishin duke iu bindur kufizimeve të distancimit social.
Mësuesi Chris Marshall, i cili në kohën e lirë punon si D.J. i frymëzuar nga duartrokitjet drejtuar personelit mjekësor, vendosi të organzonte një festë për vete dhe komshinjtë e tij .
Të gjithë prisnin që festa, e cila kishte dy orë e gjysëm që zgjaste, do të përfundonte me shfaqjen e policisë. Por për aq kohë sa komshinjtë po i përmbaheshin rregullit të qëndrimit brenda kufijve të banesave të tyre, policia lejoi vazhdimin e festës.
Festa u zhvillua nga ora 6:30 pasdite deri në ora 9 pasdite për t’u dhënë fëmijëve, familjeve dhe banorëve të tjerë diçka për të shijuar dhe hequr mendjen nga izolimi i koronavirusit./abcnews.al