Policia kontrolle në zyrat e Netflix në Holandë dhe Francë

schedule17:23 - 5 Nëntor, 2024

schedule 17:23 - 5 Nëntor, 2024

Policia bastisi zyrat e Netflix në Francë dhe Holandë nën dyshimin për abuzim financiar, thanë zyrtarët gjyqësorë.

Autoritetet franceze dhe holandeze kanë punuar së bashku për disa muaj për të hetuar evazionin fiskal, tha një zyrtar francez i cili foli në kushte anonimiteti.

Policia franceze kontrolloi selinë franceze të Netflix, njoftoi gjykata, duke shtuar se hetimi për rastin filloi në vitin 2022.

Në Holandë, prokurorët holandezë bastisën gjithashtu selinë evropiane të Netflix në Amsterdam.

Emma Bosma, zëdhënëse e Zyrës Kombëtare për Shtypjen e Mashtrimit, Krimit Mjedisor dhe Konfiskimit të Aseteve, tha se bastisja u krye me kërkesë të autoriteteve franceze.

Netflix nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me shkrim për koment në lidhje me bastisjet dhe hetimin.

Kompania Netflix u themelua në vitin 1997 dhe aktualisht është shërbimi më i madh në botë për transmetimin e filmave dhe serialeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!