Dy pronarë të pikave të lojërave të fatit në Vlorë janë arrestuar nga policia ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e sotme në kuadër të goditjes së lojërave të paligjshme të fatit. Kontrollet po vijojnë në ambiente që dyshohet se frekuentohet nga persona me precedent penalë.
Aksioni është ende në zhvillim e sipër ndërsa kontrollet janë shtrirë në disa pika të ndryshme të qytetit. Nuk dihet ende identiteti i personave të shoqëruar nga uniformat blu.
Ditën e djeshme, Forca të shumta RENEA dhe FNSH zbarkuan në Lungomare të Vlorës, ku u vu në pranga Edison Begaj dhe një tjetër, si dhe u shoqëruan së paku 10 persona. Personat e arrestuar kanë qenë të armatosur, ndërsa e shkuara e tyre lidhej me botën e krimit. m.v/abcnews.al