Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen se nëpërmjet aparateve të tyre celulare, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara të basteve sportive.
Grupi i basteve është goditur në Sukth. Në pranga janë vendosur E. S., 22 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, banues në Sukth.
Sipas policisë, të rinjtë janë kapur në flagrancë në ambientin (PlayStation), në pronësi të një personi me inicialet A. B., duke organizuar dhe vendosur baste përmes telefonit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al