Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të enjte gjatë patrullimit të policisë në Malësinë e Tiranës pranë Bovillës për goditjen e kultivimit të kanabisit .
Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kufirin ndarës mes Tiranës dhe Krujës, ku paraprakisht dyshohet se veprimi është bërë nga vetë kultivuesit e kanabisit në këtë qytet.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë ngjarje dhe në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë. /abcnews.al