Policia kërkon dëshminë e tij mbi masakrën e Fushë Krujës, flet Ramazan Rraja: Jam jashtë Shqipërisë

schedule12:38 - 20 Korrik, 2022

schedule 12:38 - 20 Korrik, 2022

Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia kerkoi deshmine e tij per masakren te mbikalimi i Fushe Krujes.

“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Per shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht me akuzon padrejtesisht per cdo krim”, tha Rraja për News24.

Më herët u raportua se policia kërkoi marrjen e dëshmisë së Ramazan Rrajës, Endrit Dokles dhe një numri të madh personash të tjerë me aktivitet në zonën e Niklës në lidhje me atentatin me tre të vdekur fundjavën e kaluar në Fushë Krujë.

Lexo gjithçka për atentatin 

Po ashtu është kërkuar marrja në pyetje edhe e Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit si edhe e nipit të ish-policit të vrarë, Xhelal Reçi.

Në këtë atentat mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, të cilët u vranë te mbikalimi i Fushë Krujës nga një skudër komando, me njohuri të avancuara të përdorimit të armëve. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!