Policia zbulon detajet e aksidentit tragjik në Gjirokastër

schedule11:18 - 15 Gusht, 2020

schedule 11:18 - 15 Gusht, 2020

Policia ka dhënë detaje të aksidentit tragjik në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku autoambulanca përplasi për vdekje një 10 vjeçar që po priste në radhë për të kaluar në Greqi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se aksidenti tragjik ndodhi në orën 10:30 të ditës së sotme, ku një autoambulancë që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin për vdekje 10 vjeçarin.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Më herët, abcnews.al raportoi se i mituri ishte duke pritur në radhë me familjen duke ndejtur në hijen e një peme në krahun tjetër të rrugës. Ai ishte duke kaluar anën ku ndodhej familje bashkë me nënën, por u përplas për vdekje nga autoambulanca.

Njoftimi i plotë

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!