Zbardhet ngjarja në Vlorë: Stavri Minos iu mor jeta për shkak të pronave

schedule09:52 - 7 Tetor, 2019

schedule 09:52 - 7 Tetor, 2019

Policia e Vlorës ka zbardhur vdekjen e një personi në Vlorë pasditen e së dieles, duke sqaruar se ishte vrasje.  Ai eshte dhunuar nga tre persona, pas një konflikti në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar. Viktima quhej Stavri Mino.

Të arrestuarit për ngjarjen në fjalë janë A. H, N.H dhe
A. Hameti.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një grindjeje për pronat.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen”, sqaron policia sot.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!