EMRAT/ Policia jep detaje për sherrin në KZAZ 30 në Tiranë, procedohen penalisht 3 vëzhguesit

schedule10:53 - 27 Prill, 2021

schedule 10:53 - 27 Prill, 2021

Procedohen penalisht tre personat të cilët u përfshinë ditën e djeshme në konflikt në shkollën “1 Maji”, ku edhe po zhvillohej procesi i numërimit të votave.

Sipas policisë Jugers Mullahi 26 vjeç, Oriald Laçi 29 vjeç dhe Avni Dushku 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30,  janë konfliktuar me njëri-tjetrin për radhën e qëndrimit para monitorëve ku edhe bëhej numërimi i votave.

Lexo edhe: Incidentet tek shkolla “1 Maji” lihen të lirë të shoqëruarit, rinis numërimi në KZAZ 30

Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Tiranë/Informacion

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:

J.M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!