Policia italiane “zbërthen” organizatën e lidhur me Ndrangheta-n, sekuestrohet 4 ton “e bardhë” me vlerë marramendëse

schedule10:04 - 6 Tetor, 2022

schedule 10:04 - 6 Tetor, 2022

36 persona kanë rënë në prangat e policisë financiare të Reggio Calabria arrestuan, pasi ishin të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, të lidhur me organizatën ‘Ndrangheta’.

Anëtarëve të organizatës kriminale iu konfiskuan edhe pasuritë, si dhe e gjithë asetet e korporatave të dy kompanive aktive në sektorin e transportit. Gjithashtu u sekuestruan katër ton kokainë, me vlerë rreth 800 milionë euro.

Masat shtrënguese në ekzekutim u dhanë me kërkesë të Prokurorit Publik të Reggio Calabria, Giovanni Bombardieri dhe zëvendësprokurorit Giuseppe Lombardo. Mbi 300 efektivë të policisë financiare janë përfshirë në operacionin, në të cilin merr pjesë dhe njësia e policisë ekonomike dhe financiare të Reggio Calabria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!