Policia italiane godet rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria

schedule08:56 - 11 Qershor, 2018

schedule 08:56 - 11 Qershor, 2018

Policia italiane ka sekuestruar 2.5 ton marjuanë që u trafikua nga brigjet shqiptare. Ndërkohë, skafistët janë arratisur dhe agjentët janë në kërkim të tyre.

Policia italiane ka bërë të mundur goditjen e një rrjeti trafiku ndërkombëtar të drogës. Lajmi bëhet i ditur nga Brindisi Report që shkruan se në një operacion të gjerë në brigjet e Brindisi-t kanë ndaluar një mjet lundrues të mbushur me lëndë narkotike. Nga kontrolli i bërë është gjetur dhe sekuestruar 2.5 ton marjuanë.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike vinte nga zona të prodhimit të drogës përreth Vlorës. Marijuana transportohej për llogari të mafies lokale të qytetit shqiptar.

Sipas asaj që mësohet nga agjentët që morën pjesë në operacion, ekuipazhi i mjetit lundrues që transportonte marjuanën ka arritur që të arratiset. Sapo kanë verifikuar se po ndiqeshin nga policia janë larguar nga skafi duke braktisur drogën. Aktualisht autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbulimin dhe arrestimin e tyre.

Ndërkohë, trafikimi i drogës me anë të mjeteve të ndryshme lundruese nga Shqipëria për në Itali është shndërruar në një problem kryesor si për vendin tonë ashtu edhe për atë fqinj. Kohëve të fundit janë regjistruar shpeshherë raste të trafikimit të sasive të mëdha të drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!