Policia italiane gjen 900 gramë kokainë në shtëpinë e një 81-vjeçareje

schedule19:42 - 27 Maj, 2024

schedule 19:42 - 27 Maj, 2024

Policia italiane gjeti rreth 900 gramë kokainë në shtëpinë e një 81-vjeçareje në qytetin Terni në Umbria, në Italinë qendrore.

Blutë deklaruan se të moshuarës, e cila tashmë ka të dhëna për vepra penale lidhur me drogën, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, raporton ANSA.

Ndërkohë, theksohet se në shtëpi policia ka gjetur edhe katër peshore për peshimin e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!