TIRANË- Policia ka ndjekur një automjet në zonën “Myslym Shyri” pasi kishte dyshime se brenda kësaj makine lëviznin persona të armatosur.
Sapo policia o ka bërë më shenjë që të ndalojë makinës shoferi i ka dhënë gaz dhe ka tentuar që të largohet.
Ndjekja ka vazhduar për disa çaste dhe në ikje e sipër shoferi më Audi Q8, ka gërvishtur edhe makina të tjera.
Ndjekja ka përfunduar në rrugën “Andon Zako Çajupi”.
Policia ka mundur të ndal makinën të arrestojë shoferin dhe të sekuestrojë një armë zjarri të llojit pistoletë. Deri tani nuk raportohet për asnjë person të plagosur./abcnews.al

