Policia i shkoi në derë, ai nxori pistoletën: Çfarë e alarmoi sot RENEA-n në Kamzë

schedule12:00 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:00 - 3 Qershor, 2020

Një person në Kamzë është shoqëruar për në Gjykatën e Tiranës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Siç njoftoi policia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e Ronald Kryemadhit, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Lexo edhe: Nxori pistoletën dhe kërcënoi policët, vetëdorëzohet 39-vjeçari në Kamzë

Por, në momentin që efektivët e policisë kanë hyrë në banesë, Kryemadhi raportohet të ketë nxjerrë një armë zjarri dhe ka kanosur punonjësit e policisë për vrasje nëse do të afroheshin. Më pas ai është mbyllur në banesë.

Duke folur për ngjarjen, drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj u shpreh:

“Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për në gjykatë e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollër. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllonte. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENEA-as.  Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç kallashnikovit ka pasur edhe një pistoletë.”

Pasi u rrethua në banesë, Kryemadhi është vetëdorëzuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!