Zv.Sherifi i një konteje në Los Angelës të SHBA-ve është bërë tema e ditës në mediat lokale për shkak një incidenti gjatë orarit të punës.
Sipas New York Post, zv.Sherifi kishte harruar radion hapur teksa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, gjë e cila bëri që gjithçka të dëgjohej live nga kolegët e tij përreth.
Nga ana tjetër e radios dëgjohet operatorja e stacionit të policisë që i tërheq vëmendjen shefit të saj, por e kotë, ai ishte i zënë në punë të tjera.
Kaq ka mjaftuar që regjistrimi të qarkullonte fillimisht përmes mesazheve zanore mes kolegëve të tij dhe më pas të rridhte në media. /abcnews.al