Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka publikuar pamjet nga operacioni Tepulli 2.
Si rezultat i këtij aksioni të gjerë të policisë së Shtetit, u arrestuan mbi 270 persona, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike, armë e para.
“Do t’i qëndrojmë fjalës së dhënë prindërve dhe mësuesve për të garantuar #PaketaeSigurisënëshkolla. Lufta kundër trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” ka rregjistruar një sukses tjetër në ketë fazë të dytë që sapo ka filluar.
Janë goditur shtatë grupe kriminale dhe janë arrestuar deri më tani 273 persona të përfshirë në këto rrjete kriminale,” shkruan Balla.