Policia greke në kërkim të çobanit shqiptar, dyshohet se ka përdhunuar një 22-vjeçare në plazh

schedule08:52 - 3 Qershor, 2022

schedule 08:52 - 3 Qershor, 2022

56-vjeçari me origjinë shqiptare nuk është personi që dyshohej se kishte përdhunuar 22-vjeçaren greke në një plazh të Chalkidhikis disa ditë më parë.

Sipas mostrave të ADN-së të marra nga 56-vjeçari , 22-vjeçarja dhe një person i tretë, një çoban i cili gjithashtu është me origjinë shqiptare, rezultoi se 56-vjeçari nuk ka gisht në përdhunimin e të resë.

Lexo edhe: Trondit 22-vjeçarja greke, tregon si u përdhunua nga shqiptari në plazh: Më kapi nga koka dhe më goditi

Sipas hetimeve, i dyshuari kryesor për përdhunimin e të resë është çobani shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Megjithëse grekja identifikoi 56-vjeçarin si autorin e përdhunimit, analizat e ADN-së tregojnë të kundërtën.

Avokati i të resë thotë se të dy shqiptarët kishin ngjashmëri në karakteristikat e tyre, për pasojë e reja është ngatërruar në identifikimin e përdhunuesit.

Ndër të tjera avokati u shpreh i shqetësuar për faktin se autori qarkullon i lirë dhe se ai mund të arratiset në Shqipëri./abcnews.al/