Policia gjermane është “në këmbë” ndërsa disa rrugë janë bllokuar.
Kjo pas një alarmi të dhënë nga autoritetet gjermane pasi një person i armatosur po mban peng dy persona në një autobus në autostradën A9 në Bavari.
Në autobus në atë moment nuk ka pasur pasagjerë ndërsa dy pengjet dyshohet të jenë shoferë.
Trafiku është ndërprerë mes zonave të Hillpolstein dhe Grating.
Policia po negocion për lirimin e pengjeve ndërsa rruga vijon të jetë e bllokuar. m.v/abcnews.al
Die #Verhandlungsgruppe des Polizeipräsidiums #Mittelfranken ist ebenfalls vor Ort. #A9_2109 https://t.co/khHMiQfGp7
— Polizei Mittelfranken (@PolizeiMFR) September 21, 2021