Policia gjermane arreston 7 të dyshuar për financim të ISIS  

schedule10:14 - 31 Maj, 2023

schedule 10:14 - 31 Maj, 2023

Autoritetet gjermane kanë arrestuar shtatë të dyshuar të grupit terrorist ISIS, si pjesë e një hetimi për financimin e terrorizmit.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kryen 19 bastisje në Baden-Württemberg, Bremen, Hamburg, Hesse, North Rhine-Westphalia dhe Rhineland-Pfalz, si dhe në Holandë, sipas deklaratës të prokurorëve.

Individët e arrestuar dyshohet se i përkasin një rrjeti ndërkombëtar që kërkon donacione financiare për Shtetin Islamik në Siri përmes platformave, duke përfshirë Telegramin, dhe më pas ia transferon ato donacione organizatës ose ndërmjetësve të saj.

Të paktën 65,000 euro janë transferuar në këtë mënyrë, thanë prokurorët, duke shtuar se paratë u përdorën për të mbështetur anëtarët e Shtetit Islamik të burgosur në Siri, në disa raste duke i lejuar ata të arratiseshin nga burgjet.

Shtatë të dyshuarit do të dalin sot dhe nesër para gjykatësit, i cili pritet të japë vendimin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!