Policia gjen mesazhe në telefonat e 2 vellezërve në Durrës: Zbulohet me kë komunikonte Besmiri

schedule09:35 - 29 Prill, 2020

schedule 09:35 - 29 Prill, 2020

Policia vijon hetimet për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e së hënës në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se janë telefonat e vikimave që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Mësohet se në njërin prej celularëve, atë të vëllait të madh, Besmirit janë gjetur disa mesazhe, dhe policia pretendon se mund të çojë drejt zbardhjes.

Në celularin e vëllait të madh ka pasur edhe kontakte me personat e njohur të botës së krimit në Durrës dhe Krujë, të cilët ishin në përgjim. Ndërkohë, grupi hetimor u ka kërkuar kompanive celulare të zbardhin tabulatet pasi një pjesë e mesazheve kanë qenë të koduara.

LEXO EDHE: Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve në Durrës

Gjithashtu policia është në kërkim të mjetit Tojota dhe dyshon se ajo mund të jetë çmontuar në ndonjë servis të zonës. Ndërkaq mësohet se vazhdon shoqërimi në komsariat i personave të tyre të kontaktit dhe ata po monitorohen nga policia.

Dy vëllezërit u ekzekutuan me breshëri plumbash në zonën e Nishtullës në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj, ka raportuar më herët se nga pamjet e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar, por targa nuk është fiksuar.

Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar disa persona si dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Kujtojmë se 36-vjeçari Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare, ai njihej ndryshe me nofkën “Miri i Kolës”,  ai ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.

Ndërsa i vëllai , 27 vjeçari Viktori, ishte avokat me licencë prej 3 vitesh, por pa qenë aktiv në sistemin e drejtësisë. Dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh, disa biznese në Durrës të cilat kanë qenë në emër të avokatit Viktor Haxhia, pasi Besmiri ishte me precedent penal. /abcnews.al