Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Policia fut regjistrat prej letre në përdorim, si po bëhet kalimi në kufi pas sulmit kibernetik

schedule14:54 - 10 Shtator, 2022

schedule 14:54 - 10 Shtator, 2022

Policia kufitare ka filluar të mbajë shënimet me regjistër për kalimin e qytetarëve nga Shqipëria jashtë si edhe anasjelltas. Siç duket edhe nga planet e siguruara nga gazetari i ABC Roland Beqiraj nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, punonjësit e policisë i mbajnë të dhënat në një regjistër të madh duke vijuar normalisht punën.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në doganat e vendit ka patur radhë të gjata për shkak të sulmit kibernetik nga Irani në sistemin TIMS, i cili ende jashtë përdorimit.



Krahas sistemit TIMS, hakerat kanë patur akses edhe në kamerat e sigurisë së pikave të kalimit kufitar, përfshi edhe Rinasin duke kompromentuar rëndë sigurinë kombëtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!