As festa e pashkëve nuk ka ndaluar jelekët e verdhë të protestojnë në të shtunën e 23 rradhazi. Por këtë herë policia franceze ka një urdhër të qartë, askush nuk do të lejohet t’I afrohet katedrales së Notrë Dame.
Një rrugëtim vërtet i veçantë ai i këtij viti për të premten e shenjtë në Paris.
Procesioni u organizua në “A l’île de la Cité” më saktë në zonën ku vendoset katedralja e Notrë Dam. Një tragjedi sipas fjalëve të Arqipeshkvit Mishel Apetit. Pas kryqit ecnin me qindra persona, besimtarë katolikë por dhe shumë kuriozë dhe turistë
Por në kryeqytetin francez pashkët nuk i ndalojnë protestat e jelekëve të verdhë, të cilët në të shtunën e 23 radhazi janë mbledhur sërish. Por këtë herë ka një urdhër ndalimi të qartë nga qeveria: që të mos afrohen në zonën e Notrë Dam. E gjithë zona qëndron e mbyllur për trafikun rrugor dhe në mbrojtje të saj ka agjentë policie të njësisë speciale.
Sipas ministrit të brendshëm francez, janë marrë të gjitha masat e domosdoshme për të shmangur sjellje jo korrekte, dhunë apo trazira. Reagim i menjëhershëm, mobilizim, shpërndarje të vazhdueshme të turmës dhe arrestim të menjëhershëm të individëve të dhunshëm. Janë këto urdhrat e prerë që i janë dhënë forcave të policisë.
Objektivi është që të mos përsëriten skenat e shkatërrimit dhe grabitjes të dyqaneve si ndodhi në “Shomps-Elize”. Ministri i brendshëm francez konfirmoi vendosjen në gatishmëri të një numri të madh agjentësh policie, për të garantuar ruajtjen e rendit publik, me 60 mijë të tillë në të gjithë vendin. Prej tyre vetëm pesë mijë janë vendosur në Paris./abcnews.al