Policia e Tiranës intensifikon kontrollet/ Fokus, parkimet e automjeteve në korsitë e dedikuara

schedule13:13 - 24 Maj, 2025

schedule 13:13 - 24 Maj, 2025

Fokusi i kontrolleve: lirimi i hapësirave të zëna nga automjetet e pushuara/të ndaluara në vendqendrimet e autobuzave apo në korsitë e biçikletave si dhe dhënien e përparësisë të këmbësorëve në vendkalimet e dedikuara për to.

Policia sposton me mjet ngritës, 1️⃣0️⃣automjete të pushuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar vendqëndrimet e autobuzave, korsitë e biçikletave si dhe ndëshkojnë me masë administrative sipas dispozitave te kodit rrugor, secilin prej drejtuesve të këtyre automjeteve.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të ndërmarra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që zënë hapësirat e dedikuara për vendqendrimet e autobuzave/korsive të biçikletave apo vendkalimet e këmbësorëve.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë spostuar me mjet ngritës, 1️⃣0️⃣ automjete, të cilat janë zhvendosur në ambientet e këtij komisariati. Për secilin rast shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer verifikimet e dokumentacionit dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve, me masë administrative sipas dispozitave te kodit rrugor.

Kontrollet për këtë paligjshmëri, por dhe për paligjshmëri të tjera në fushën e qarkullimit rrugor, vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet që cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të mos parkojnë në vende ku bllokojnë lëvizjen e qytetarëve apo mjeteve të tjera. Gjithashtu, apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tillë, pasi reagimi i Policisë do të jetë i shpejtë dhe konform ligjit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!