Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim kombëtar. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se është arrestuar A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Pao ashtu në pranga ka rënë A. A., 26 vjeç, pasi gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
“Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Ndërkaq, në pranga kanë rënë edhe 6 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit.
‘Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
-R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. g.v/abcnews.al