Policia e thërret në komisariat për protestat, këshilltarja e Bashës: Provokim qesharak

schedule17:10 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 17:10 - 14 Dhjetor, 2020

Gazetarja Desada Metaj, aktualisht në postin e këshilltares mediatike të kreut të PD-së, Lulzim Basha denoncon se policia i ka kërkuar që të paraqitet në komisariat në lidhje me thirrjet në rrjetet sociale për protestë të paligjshme, që po zhvillohen prej pesë netësh në Tiranë. Metaj i konsideron policët si mercenarë të pushtetit, ndërsa shton se do të vazhdojë të mbështesë çdo formë proteste kundër regjimeve policore.

Sot rreth orës 14.00, Edison Visha, i plotfuqishmi i lagjes time (pranë presidencës) ka mbërritur pranë banesës së prindërve të mi dhe u ka kërkuar që të paraqitem pranë komisariatit nr. 2 sepse do më pysnin lidhur me thirrjet për protestë të paligjshme. Meqë nuk kam qenë në shtëpi në atë orë, ka lënë një numër telefoni me të cilin kontaktova sapo prindërit më njoftuan. Nga ana tjetër e telefonit m’u përgjigj shefi i krimeve të rajonit nr 2 Ledio Lushka që më kërkoi të shkoja në komisariat. Sipas tij duhej të më pyeste për diçka që s’mund ta bënte në telefon. Meqë unë besoj ende se shteti funksionon me letra dhe jo me FB, i kërkova të më dërgonte një ftesë zyrtare për t’u paraqitur në komisariat.

Gjatë këtyre ditëve thjesht kam komentuar ngjarjet në FB tim personal dhe më vjen mirë që veç drurit, forcat Shqiponja dhe disa segmente të policisë  paskan patur dhe mendje dhe kohë për të më ndjekur.  Për çdo rast ky provokim qesharak në dhimbje as më tremb dhe as më ligështon. Madje as familjen time që thjesht tallen me këtë akt qesharak. Personalisht më dhimbsen këta mercenarë të pushtetit se ç’janë në gjendje të bëjnë për ti treguar shef Ardit se janë të zellshëm. P.s. Për fat të keq nuk kam qenë në asnjë proteste të ditëve të fundit. Por vazhdoj të mbështes çdo formë proteste kundër regjimeve policore” shkruan Metaj./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!