Policia e Shtetit i refuzoi lejen për protestën e 6 dhjetorit, përgjigjet Berisha: Vendim nul, do mbushim sheshin si kurrë më parë

schedule12:16 - 26 Nëntor, 2022

schedule 12:16 - 26 Nëntor, 2022

Policia i ka thënë “Jo” ditën e djeshme Sali Berishës për të protestuar para Kryeministrisë më 6 dhjetor, ditë kjo që përkon me ardhjen e krerëve europian në Shqipëri, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Dinën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se ky është një vendim nul dhe nuk do të merret parasysh nga populli opozitar, i cili do të mbushë sheshin si kurrë më parë, sipas tij.

Berisha: Policia njoftoi se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Krahas kësaj ka një vendim të GJK në të cilin ajo vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim t’i drejtohet dhe të njoftojë policinë. Së treti, policia e Shtetit po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë, përveç Ramës, janë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre.

Kërkoj publikisht që e drejta e qytetarëve shqiptarë për protestë të refuzoftë. Ai refuzim është nul, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që më 6 dhjetor do mbushë Bulevardin si kurrë ë parë në historinë e tij. në orën 12:00 do të vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë ëndrrën kryesore.

/Abcnews.al.