Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e shpalli të zhdukur, gjendet i vdekur 35-vjeçari në Lushnje

schedule18:26 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 18:26 - 15 Dhjetor, 2022

Lushnjë – Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur në një arë në Lushnje.

Raportohet se viktima është M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky person ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.



Njoftimi:

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!