Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e ndjek, ministria e mban me para: Prapaskenat e aksioneve dhe tenderit të fituar nga Agim Kajmaku

schedule15:13 - 20 Janar, 2020

schedule 15:13 - 20 Janar, 2020

Ccudia nuk zgjat as tre ditë në Shqipëri. Siç abcneës.al raportoi ekskluzivisht gjatë mesditës së sotme, Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender me vlerë 5 milion lekë kompanisë së bashkëshortes së Agim Kajmakut, ndërkohë që ky i fundit ndiqet nga policia.

Kështu, institucionet shtetërore financojnë biznesin familjar të një personi, për të cilin kanë detyrimin ligjor që ta arrestojnë.

Abcneës.al publikoi dokumentet nga buletini i Agjencisë së Prokurimeve Publike ku rezulton se kompania “Kajmaku sh.p.k”, në pronësi të bashkëshortes së Agim Kajmakut është shpallur fituese e tenderit për mirëmbajtjen e sipërfaqes së gjelbër së QSUT-së duke u renduar e para ndër katër kompani fituese.

Referuar dokumentacionit të dorëzuar në QKB, Agim Kajmaku ka qenë pronar i “Kajmaku sh.p.k” me 49 për qind të aksioneve deri më datë 15 korrik 2019 dy javë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve lokale.

Ai ka qenë pronar i kompanisë gjatë fushatës elektorale, ndërsa ia ka shitur bashkëshortes me kontratë noteriale vetëm pak ditë para se të futej në zyrën e kryebashkiakut të Vorës më 4 gusht 2019.

Në ekstraktin e QKB është pasqyruar edhe transaksioni sipas të cilit Agim Kajmaku ia ka shitur bashkëshortes së tij Merita Kajmaku 49 për qind të aksioneve të “Kajmaku sh.p.k” kundrejt çmimit 10.143.000 lekë të reja.

Në dukje, kjo kontratë është bërë për të shmangur konfliktin e interesit për shkak se Agimim Kajmaku po merrte detyrën e kryebashkiakut, por raporti i tij me kompaninë dhe bashkinë nuk e bënte atë objekt të ligjin “Për konfliktin e interesave”.

Buletini i APP ku Agjencia per Blerje te Perqendruara ne varesi te Ministrise se Brendshme njofton kompanine “Kajmaku sh.p.k” se eshte fituese e tenderit

Ky ligj, në rastin e drejtuesve lokalë parashikon tre ndalime: Së pari kryebashkiaku nuk mund të jetë administrator i një kompanie private; së dyti, shoqëria ku ka aksione kryetari i bashkisë ose personat e tij të lidhur (përfshirë bashkëshortja), nuk mund të lidhin kontrata me institucionin (pra me Bashkinë); dhe, së treti, kryetari i Bashkisë nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tyre.

Nga dokumentet duket se Kajmaku ka qenë aksioner i kompanisë me 49 për qind të aksioneve dhe administratore ishte bashkëshortja. Po ashtu, kompania nuk e ushtronte aktivitetin në zonën e bashkisë së Vorës dhe se nuk mund të merrte tenderë në bashkinë që drejtonte nëse administratore e kompanisë ishte bashkëshortja e tij.

Ekstrakti i QKB ku pasqyrohet shitja e aksioneve nga Agim Kajmaku tek Merita Kajmaku

Kjo masë e marrë nga çifti Kajmaku që tani mbështetet me fonde edhe nga Ministria e Brendshme duket të jetë e tepërt, vetëm nëse nuk kemi të bëjmë me një kontratë formale për të kaluar fonde nga kompania tek ai nëse kontrata nuk ka qenë “fiktive”.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Ministrisë së Brendshme pas zbulimit të këtij tenderi ku nga njëra anë policia thotë se po e ndjek Agim Kajmakun dhe nga ana tjetër ai mbështetet me fonde publike për të patur mundësi financiare që t’i fshihet edhe më gjatë policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!