Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiç/ Presidenti serb: Përgëzoj guximin e Kurtit, im bir më trim se ai

schedule20:52 - 28 Qershor, 2023

schedule 20:52 - 28 Qershor, 2023

Një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është një opsion” ka nxitur provokime dhe ka bërë që Policia e Kosovës të ndalojë për kontroll Danilo Vuçiçin djalin e Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç.

Në momentin e ndalimit të automjetit me të cilin udhëtonte, Danilo Vuçiçit i është hequr edhe bluza që ai mbante sipas asaj që shkruajnë mediat në Kosovë, duke nxitur kështu edhe më tej tensionet mes dy vendeve.

Autoritetet e Kosovës e kanë konsideruar si një provokim mbajtjen e kësaj bluze nga Danilo Vuçiç.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç I cili ka deklaruar se djali I tij është më trim se Albin Kurti dhe se Kryministri i Kosovës nuk është aq trim në shoqërinë e serbisë.

“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur.”

Danilo Vuçiç ndodhej në Graçanicë  pasi po merrte pjesë në festimet e Vidovdan, një festë kjo që festohet nga ortodoksët Serb si  një ditë përkujtimore sa I përket betejës së Fushë Kosovës kundër osmanëve.

Danilo Vuçic pas liturgjisë në manastirin e Graçanicës, ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës, i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!