Policia e Kosovës, është informuar se në rajonin e Koshares dyshohet janë mbjellur bimë narkotike. Policia patrulloi në zonë ku dhe zbuloi pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike.
Janë gjetur 4050 bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tre metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe ka shkatërruar (djegur) bimët e gjetura.
Për rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe kanë nisur hetimet për rastin e kultivimit të bimëve narkotike. /ABC News Albania 24/7