Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës më 2 gusht, ndaj të cilit Gjermania, përmes INTERPOL-it, kishte lëshuar urdhërrarestim ndërkombëtar.
Policia tha se i arrestuari dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi”.
Sipas njoftimit, arrestimi është kryer në Lipjan në orën 11:50.
Ndaj tij, autoritetet gjyqësore kanë shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, pasi dy herë ka dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.
Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), që përveç bashkëpunimit policor, do t’i mundësonte Kosovës që të lëshonte edhe urdhërarrestime ndërkombëtare. Megjithatë, autoritetet bashkëpunojnë me këtë organizatë dhe në të kaluarën kanë kryer arrestime në bazë të urdhërarrestimeve të lëshuara nga INTERPOL-i./REL