Policia e Durrësit arrestoi dy persona gjatë orëve të para të ditës së sotme pasi nga kontrolli me drager dolën se ishin të dehur duke drejtuar makinën. Njëri prej tyre u arrestua pasi shkaktoi edhe një aksident.
Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 44 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Benz në gjendje të dehur.
Lexo edhe: Policët futen në një shtëpi në Tiranë dhe venë duart në kokë nga ajo që shohin
Gjithashtu u arrestua E. B., 51 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në aksin rrugor Sukth-Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Toyota është përplasur me barrierat metalike mbrojtëse duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mashtrimi” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.