“Policia do garantojë sezonin”/ Ministri i brendshëm takon drejtuesi e policisë Vlorë dhe Fier

schedule22:34 - 21 Korrik, 2023

schedule 22:34 - 21 Korrik, 2023

Ministri i Brendshëm i kërkoi uniformave blu të qyteti të Fierit që të rrisin efiçensën e punës së tyre.

“Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetem për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, u shpreh Balla.

Ministri tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme.

Ndersa ne Vlore, ministri i Brendshëm i kërkoi drejtuesve të policisë së këtij qarku, që të garantohet rendi dhe siguria sidomos ne zonat bregdetare  gjate sezonit dhe te monitorohen mjetet lundruese.

“Qytetarët janë jo vetem arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike dhe asaj private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore ndaj të fortëve të lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Ndaj dua nga ju reagim të menjëhershëm”, tha Balla.

Më herët në liqenin e Shkodrës, policia bllokoi 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve. Ndërsa në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord dhe drejtuesit e tyre u gjobitën me nga 10 mijë lekë secili.

Po në Velipojë policia njoftoi se u prishën 4 korridorë për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbenin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.

Krahas kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, janë kryer edhe në locale që shqetësonin qytetarët me muzikat e larta. Në Dhërmi u ndërhy në dy beach bar-e dhe u sekuestruan pajistet muzikore ndërsa për 2 pronarët e këtyre subjekteve, nisi hetimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!