Policia bën sehir, goditje precize dhe çorientuese, strategjia që përdorën autorët në Milot, nuk u lanë asnjë mundësi largimi dy miqve

schedule12:33 - 23 Korrik, 2022

schedule 12:33 - 23 Korrik, 2022

Klisman Preçi u vra dhe Ylli Brahimi u plagos si pasojë e një atentati që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Milot. Teksa dy miqtë ktheheshin në banesat e tyre, poshtë pallatit i prisnin autorët që mendohet të kenë qenë të paktën 3 persona (dy që kanë qëlluar dhe shoferi).

Preçi dhe Brahimi mësohet se kishin qenë bashkë për të pirë kafe dhe në momentin që janë kthyer në sheshpushimin e një pallati u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të blinduar tip fuoristradë “Land Cruiser. Autorët duket se e kanë ditur për makinën e blinduar dhe kanë ruajtur momentin sapo janë hapur dyert për të qëlluar. Mësohet se autorët kanë pritur të paktën 10 minuta para banesës së shënjestrave të tyre dhe i kanë ditur të gjitha lëvizjet.

Autorët duket se kanë qenë profesionistë dhe preciz në goditjen e shënjestrës së tyre. Madje ata kanë qëlluar edhe gomat e makinës së blinduar duke mos ju lënë mundësi dy miqve që të largoheshin.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, të cilët mendohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sa i përket viktimës dhe të plagosurit, kjo nuk ishte hera e parë që ndaj tyre kryhej atentat.

Lexo edhe: “Shënjestra” po lëvizte me makinën e blinduar të Vis Martinajt, si u vra Klisman Preçi në Milot: 4 të ekzekutuar, shqiptarët nën terrorin e bandave

Klisman Preçit i është bërë atentat në Maj të këtij viti në dalje të qytetit të Lezhës teksa udhëtonte me makinën Mercedes-Benz ML së bashku me kushëririn e tij Blerim Preçi. Ata u qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje. Ai dhe kushëriri i shpëtuan paq atentatit.

Ylli Brahimit i është bërë atentat edhe në Janar të vitit 2021. Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin me motor.

Për këto dy ngjarje të para disa kohëve nuk ka autor.

Sa i përket ngjarjes së mbrëmshme, Brahimi është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.

Sipas informacioneve, atentatorët, dy persona të armatosur dhe të maskuar, kanë ndjekur objektivin e tyre duke i qëlluar në lëvizje deri sa kanë zbritur nga makina e blinduar me targa të Shkupit poshtë banesës së Preçit dhe janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre.

Pas ngjarjes një makinë u gjetur duke u djegur në fshatin Gramëz në Krujë që besohet e u përket autorëve pasi në brendësi ka pasur dy armë kallashnikovi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!