Policia belge dhe gjermane bastisën zyrat e Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë (EPP) në Bruksel të martën në mëngjes.
EPP është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian, dhe selia është e vendosur në Rue du Commerce.
“Bastisja lidhet me një hetim të vazhdueshëm në Turingi, Gjermani. Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës ” tha një zëdhënës i EPP në një deklaratë për shtyp.
Sipas informacioneve, në fokus të hetimeve është Mario Voit, i cili në vitet 2018-2019 kishte marrë përsipër fushatën dixhitale të PPE-së në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet në CDU në Turingi.
Autoritetet po hetojnë nëse Voight ishte i punësuar nga një kompani tjetër përveç PPE-së dhe nëse PPE kishte njohuri për këtë bashkëpunim.
/abcnews.al