Policia Bashkiake e Tiranës i bashkohet aksionit për mbjelljen e pemëve, Veliaj: E vlerësoj jashtë mase

schedule15:19 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 15:19 - 30 Dhjetor, 2022

Policia Bashkiake e Tiranës i është bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. Efektivët kanë kontribuar me 50 fidanë të rinj, në një prej zonave të urbanizuara në Tiranë, në atë të Shkozës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu vlerësime për punën e tyre.

“Sot e vlerësoj jashtë mase Policinë Bashkiake, meritoni gjithë respektin dhe mirënjohjen e qytetit tonë, për një qytet që është më i pastër, për një qytet që ka trotuare më të lira, për një qytet që shet në treg dhe shkon në shkollë, por nuk shet në shkollë dhe mëson në treg, sepse më përpara kemi pasur një qytet, ku nga dëshira për të lejuar të gjithë të merren me gjithçka, kemi shkelur liritë e njëri-tjetrit. ”

Veliaj  ftoi qytetarët që të ndjekin shembullin e këtyre efektivëve vitin e ardhshëm.

“Do ishte mirë që nga 2023 të merremi me të anasjellën, më shumë kohë me punë, më pak me diskutime e debate shterpë, dhe besoj që kush ka një vërejtje duhet të japë shembullin e tij. Nuk po bëjmë mjaftueshëm? Atëherë të bëjë atë që po bën Policia Bashkiake.”

Kjo zonë sipas kryebashkiakut pritet të përfitojë nga prej disa investimeve të rëndësishme që po kryhen në Tiranë si zgjatimi i Lanës dhe autostrada që vjen nga Farka deri në Shkozë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!