Policia aksion për të arrestuar ish-kryeministrin, shpërthen dhuna në Pakistan

schedule08:26 - 15 Mars, 2023

schedule 08:26 - 15 Mars, 2023

Dhuna ka përfshirë rrugët kryesore të Lahore në Pakistan, pasi mbështetësit e opozitës dolën dhe u përballën me policinë, e cila kishte shkuar pranë banesës së ish-kryeministrit Imran Khan, me synimin për ta arrestuar atë.

Efektivët përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët u kundërpërgjigjën me mjete të forta dhe gurë. Ish-kryeministri është vënë nën akuzë se ka shitur dhurata shtetërore gjatë kohës kur ishte në detyrë, pretendime këto që Khan i cilëson si të motivuara politikisht.

Drejtuesi i opozitës reagoi menjëherë për këtë ngjarje, duke treguar se policia ka tentuar disa herë që ta arrestojë, por duket se këtë herë ishte e vendosur për ta çuar deri në fundit operacionin. Ai shtoi se tashmë është përgatitur që të kalojë netë pas hekurave dhe akuzoi policinë se hodhi gaz në drejtim të pronës së tij.

“Zgjedhjet po afrohen dhe qeveria po përpiqet të ndalojë opozitën të marrë pjesë. Por ata nuk do ta pengojnë forcën tonë të dalin fituese”, u shpreh Khan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!