Policia aksion në Vlorë, kontrolle për personat e shpallur në kërkim. Dy të arrestuar

schedule09:46 - 5 Korrik, 2024

schedule 09:46 - 5 Korrik, 2024

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit të së premtes për personat e shpallur në kërkim. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se janë kontrolluar disa banesa.

Burime bëjnë të ditur për gazetarin se janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për drogë. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga policia e qytetit në lidhje me këtë operacion./abcnews.al