Polici vrau 7-vjeçaren, Gledis Nano shkon për vaki te familja Avdia: Mos ma keqkuptoni vizitën…

schedule10:53 - 4 Gusht, 2022

schedule 10:53 - 4 Gusht, 2022

Gledis Nano ditën e sotme ka shkuar për ngushëllim në familjen Avdia, e cila 2 ditë më parë humbi në mënyrë tragjike vogëlushen 7-vjeçare Jonada.

Jonada u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase në plazhin e Potamit në Himarë.

Abc mëson se Nano ka thënë që nuk do të keqinterpretohet vizita e tij.

Nano: Kam ardhur për ngushëllim në familjen Avdia, i falënderoj që më pritën. Nuk dua të keqinterpretohet ardhja ime këtu. Shpreh vetëm ngushëllime, kam ardhur si prind, si familjar.

Si ndodhi tragjedia ne Himarë

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Lexo edhe: Policia e mbajti të fshehur, zbulohet pronari i skafit me te cilin Arjan Tase e vrau 7-vjeçaren ne Himarë

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

Tase ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!