Mbrëmjen e së shtunës një konflikt i rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit.
Dy të rinj, që kishin pasur autorizim për të lëvizur, i kanë bërë pritë makinës me të cilën po udhëtonte 23-vjeçari Xhoen Osmënaj i shoqëruar nga një mikeshë e tij.
Mes të rinjve ka nisur një konflikt i dhunshëm, ndërsa një nga personat që nisi sherrin rezultoi të ishte efektivi i rrugores Anxhelo Bardhi. Ky i fundit është pezulluar menjëherë nga detyra.
Në pamjet e siguruara nga Abc News mund të shihet edhe momenti i përplasjes mes tyre. Një nga personat e përfshirë në konflikt duket teksa mban një sqepar në dorë me të cilin ka thyer xhamin e shoferit.
Lexo edhe: Dhunoi të riun në qendër të Fierit, pezullohet nga puna efektivi i rrugores
Në pamje shihet gjithashtu edhe një vajzë e cila mundohet që të mbajë një nga djemtë që po godet shoferin. Dyshohet se vajza mund të jetë bërë shkak për konfliktin e dhunshëm mes tre djemve për të cilët thuhet se janë miq. /abcnews.al/