Polici i “Kosheres” kërkon të largohet nga Elbasani, i kërkon ndihmë Klajdi Musabelliut: Nuk vë dot rregull

schedule21:09 - 3 Prill, 2022

schedule 21:09 - 3 Prill, 2022

Polici i Kosheres është transferuar këtë herë në Elbasan por ka një shqetësim. Ai takohet me Klajdi Musalliun, të cilit nis t’i qajë hallet e tij. Polici thotë se nuk mund të vendosë dot rregull në Elbasan dhe kërkon që të largohet.

“Këtu në Elbasan i bën të gjitha, vetëm rregull nuk vë dot”, shprehet polici. Madje, ai i kërkon një nder Klajdit. Kërkon që të ankohet për të që ta largojnë nga qyteti i Elbasanit dhe ta transferojnë në një vend tjetër. Çfarë i thotë Klajdi?

Pjesa nga biseda:

Polici: Unë prandaj e ndalova makinën në vijat e bardha se thashë ishalla ankohet ndonjëri për mua dhe më transferojnë në ndonjë vend. Pse nuk ankohesh për mua ti
Klajdi: Pse unë?
Polici: Më pe që parkova makinën te vijat e bardha
Klajdi: Të gjithë këtu e parkojnë makinën kështu.
Polici: Si t’ja bëj. Të qëllova, ik dhe ankohu për mua. Ke ndonjë shok që të ankohet për mua dhe të më çojë në ndonjë vend tjetër.
Klajdi: Seriozisht e ke ti…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!