Polici i dehur vret një qytetar, viktima ishte i shoqëruar nga i biri

schedule14:20 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 14:20 - 29 Dhjetor, 2019

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, i quajtur Vllaznim Hamdiu, ka vrarë me armë zjarri Lulzim Spahiun në Gjilan. Gjatë ditës është raportuar se i dyshuari ka qenë pjesë e mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, por ky lajm është hedhur poshtë nga vetë zyra e Haradinajt.

Zyra e kryeministrit në detyrë ka bërë të ditur se i dyshuari Vllaznim Hamdiu asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës së afërt të Haradinajt. Ndërkohë zyra e kyreministrit iu ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Viktima Lulzim Spahiu, nga Kamenica, i cili u vra nga polici Vllaznim Hamdiu, u gjet i vrarë brenda kamionit që po ngiste dhe ishte i shoqëruar nga djali i tij. Mediat në Kosovë raportuan se polici kishte qenë nën ndikimin e alkoolit. Polici është pezulluar nga detyra dhe është ndaluar për 48 orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!