Polici hero në videon e Dafina Zeqirit, flet për raportin me këngëtaren: Ka një shpirt të bukur

schedule09:10 - 18 Tetor, 2021

schedule 09:10 - 18 Tetor, 2021

Ridvan Tahiri është gjithmonë kudo që raportohet për një person të humbur. Ish ushtari i UÇK-së njihet ndryshe dhe si “shpëtimtari i personave të humbur”. Ai ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në ABC, ku shpjegoi për gazetarët se si operon bashkë me grupin vullnetar që vihet në kërkim të personazheve që raportohen të zhdukur.

Tahiri u ndal ndër të tjera te rasti i një djali 2-vjeçar nga fshati Tërpezë i Malishevës, i cili ishte humbur në mal, por falë mobilizimit të shpejtë të tyre, u gjet shëndoshë e mirë. “Mali ka qenë i rrezikshëm me kafshë të egra, dhe kam kërkuar nga grupi vetëm ata që njohin mirë natyrën. I kam dhënë urdhër grupit se do të futemi në mal, për arsye që të trembim të gjitha kafshët e egra dhe të mbrojmë fëmijë.

Gjithë natën kemi vepruar që të bëjmë zhurmë sepse fëmija në atë moshë është futur në gjumë. Babai i fëmijës ka qenë non stop afër meje. Babai e ndjente se është diku afër, dhe ne kemi kërkuar pesë herë në atë vend ku e gjetëm.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Më tej, ai u ndal te peripecitë që kanë hasur bashkë me grupin e tij kur ngjitën një ndër majat më të larta në botë, atë të Kilimanxharos. Tahiri ka marrë pjesë së fundmi dhe në klipin më të ri të Dafina Zeqirit dhe MC Kreshën.“Dafinën e njoh me kohë, së pari e kam shok, është një këngëtare e shoqërueshme. Është shpirtërisht e bukur Dafina, aq sa e njoh.“, tha ai. /abcnews.al